Rexhinaldo i thotë lamtumirë Luftëtarit, priten edhe shtatë largime të tjera nga skuadra

0
168

Vjen largimi i pestë nga radhët e Luftëtarit.

Bëhet fjalë për Rexhinaldon i ardhur me bujë në fillim të sezonit të kaluar nga stafi drejtues i Luftëtarit.

Mësohet se Rexhinaldo si një lojtar kyc i skuadrës së Luftëtarit sezonin e kaluar, ka qenë autor i disa golave që kanë siguruar mbijetesën e ekipit gjirokastrit në Superligë.

Rexhinaldo është larguar nga ekipi gjirokastrit për shkak të pagave të cilat nuk i janë dhënë në tre muajt e fundit. I gjendur në këto kushte dhe premtimeve boshe të presidentit në detyrë të Luftëtarit Grigor Tavo se do të likujdohej e gjithë shuma e të hollave, Rexhinaldo e pa të udhës të largohet.

Largimi i Rexhinaldos, e fut Luftëtarin në një gropë të madhe ku vështirë se do të dalë për të formuar një skuadër që të përballojë nëntë eipet e tjera të Superligës sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë këtu se eksodi tek Luftëtari sapo ka filluar dhe mednohet se edhe shtatë lojtarë të tjerë jo gjirokastritë, pritet të largohen në ditët vijuese për t’u angazhuar në ekipe të tjera pasi data e përfundimit të merkatos është 31 gushti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here