Rezoluta e fortë: Tejkaloni krizën e thellë, mbështetje PD-së

Duke pranuar se Shqipëria është duke u përballur me një krizë të thellë politike, Partitë Popullore Europiane miratuan një rezolutë ku bëjnë thirrje që opozita dhe qeveria të ndërmarrin çdo përpjekje për të tejkaluar krizën përmes dialogut.

Në kongresin e PPE në Zagreb, rezoluta u miratua të mërkurën pasdite.

Sipas tekstit të saj, “Partitë Popullore Europiane mbështesin Partinë Demokratike në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet e ligjshme dhe aspiratat europiane të popullit shqiptar”.

Dokumenti kërkon implementimin e reformës elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke njohur nevojën e vullnetit politik në mënyrë që të arrihen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rezoluta e vë theksin edhe tek blerja e votës dhe angazhimi i krimit të organizuar në zgjedhje, duke i quajtur të papranueshme për standardet europiane. Po ashtu bëhet thirrje për hetim të suksesshëm ndaj politikanëve, zyrtarëve dhe kriminelëve të përfshirë në blerjen e votave.

Në rezolutë dënohet edhe fakti që personat me rekorde kriminale garojnë për poste të larta shtetërore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment