
Media serbe B92 e ka quajtur “dështim” nismën e kryeministrit Rama për kërkesën e dorëzuar në Këshillin e Evropës lidhur me raportin e Dick Marty-t.
Sipas medias serbe, nisma e Ramës nuk do të prodhojë asgjë me peshë politike, përveçse informacionit. Këtë konkluzion e citon sipas deklaratave të Elvira Kovaç, anëtare e delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Këshillin e Evropës dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të KiE.
Kovaç i bëri deklaratat në seancën e djeshme të Byrosë PSSE.
“Rama ishte mjaft i pakëndshëm dhe i vrazhdë në performancën e tij, ai foli kundër punës së KiE. Deputetët u revoltuan, si dhe ish-kryetarët e Komisionit të Çështjeve Ligjore të PSSE”, thekson Kovac.
Në ditën kur nisi gjyqi i ish-drejtuesve të UÇK-së para Gjykatës Speciale në Hagë, më 3 prill, Rama njoftoi se Shqipëria kishte mbledhur nënshkrime në PSSE për një rezolutë të re, e cila do të kundërshtonte rezolutën e Dik Martit të vitit 2011. Rama më pas tha se në rezolutën e Martit “janë bërë pa fakte akuza të tmerrshme ndaj UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore”.
Në ditën kur nisi gjyqi i ish-drejtuesve të UÇK-së para Gjykatës Speciale në Hagë, më 3 prill, Rama njoftoi se Shqipëria kishte mbledhur nënshkrime në PSSE për një rezolutë të re, e cila do të kundërshtonte rezolutën e Dik Martit të vitit 2011. Rama më pas tha se në rezolutën e Martit “janë bërë pa fakte akuza të tmerrshme ndaj UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore