Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Anglia

0
154

Policia e Shtetit raporton se sot janë riatdhesuar nga Britania e Madhe 50 shqiptarë që nuk kanë respektuar detyrimet.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task Forcës së përbashkët, ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me parterët për të parandaluar dhe ndëshkuar kalimin e paligjshëm të kufijve dhe apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi për rregullat e lëvizjes në BE dhe më gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here