Rifillon trafiku klandestin, pranga dy vëllezërve Grëmbi

0
309

Trafiku i klandestinëve në jug të vendit, ka rifilluar nga puna. Dy vëllezër nga Fieri, janë arrestuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Burimet policore, kanë bërë të ditur se janë arrestuar Lorjan dhe Laert Grëmbi përkatësisht 28 dhe 33 vjec nga Patosi i Fierit. Dy të rinjtë janë arrestuar nga forcat e Policisë në afërsi të  argjinaturës së lumit Drino një ditë më parë pasi ishin udhërrëfyes të 26 klandestinëve të huaj që kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia. Të huajt kanë qenë kryesisht sirianë dhe kishin paguar tek vëllezërit Grëmbi, nga 1000 euro për secilin, me qëllim kalimin drejt zonës veriore të Shqipërisë ku mandej klandestinët, do të kalonin për në Mal të Zi me destinacionin final, vendet perëndimore. Dy vëllezërit, janë dërguar në Policinë e Gjirokastrës nga ku do të mbahen në paraburgim në pritje për të mësuar masën e arrestit ditën e nesërme nga Gjykata e Shkallës së Parë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan organit të akuzës për ndjekje të mëtejshme ligjore.

 

Shkruaj nje koment