Rihapet “Syri i Kaltër “

0
154

Syri i Kaltër në Sarandë, një mrekulli natyrore pas incidentit të ndodhur pak ditë më parë, rihapet për vizitorët. Gjatë inspektimit të zonës nga ekspertë të fushës arritën në konkluzionin se kjo pikë turistike është e parrezikshme për vizitorët, Ndërsa ballkoni panoramik do të vazhdojë të jetë i bllokuar për shkak të dëmtimit nga rënia e gurëve dhe pasi të përfundojë restaurimi do të hapet. Monumenti do të jetë i aksesueshëm per vizitorët prej ditës së enjte, duke respektuar këto masa sigurie: lëvizje e orientuar e vizitorëve me asistencën e rojeve mjedisore dhe guidave. Rreth një javë më parë si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në Syrin e Kaltër u plagosën 2 turistë, një prej të cilëve grekë dhe tjetri izraelit. “Syri i Kaltër” është një pasuri jo vetëm e qytetit të Sarandës por gjithë jugut të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here