Rijetëzimi i objekteve historike, Kumbaro dhe Margariti prezantojnë nismën në Gjirokastër

0
153

Është prezantuar në muzeun e armëve në kalanë e Gjirokastrës nisma më e re e Qeverisë shqiptare Bonusi i Rijetëzimit. Të pranishme në takim kanë qenë ministrja e kulturës Elva Margariti dhe ajo e mjedisit Mirela Kumbaro. Sipas tyre ky projekt do ti vijë në ndihmë individit për restaurimin e objekteve në qendrën historike të qytetit dhe zhvillimin në to të bizneseve të reja. Janë të shumta ndërtesat e vjetra me vlerë të veçantë që mund të shfrytëzohen dhe vihen në funksion për të përfituar ekonomikisht prej tyre .

“Një nismë që kërkon kontributin e drejtpërdrejtë të komunitetit dhe vullnetin për të ndryshuar faqen e qyteteve tona.
Ky Bonus, që do të jepet në formë granti për mirëmbajtje dhe rijetësim të objekteve në këto qendra, me shuma nga 1-5 milionë lekë, vjen bashkë me një paketë mbështetëse të qeverisë në kulturë, agroturizëm, infrastrukturë, me vizionin për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here