Rikthehen reshjet ulen temperaturat

0
140

Mëngjesi i kësaj të mërkure nis me vranësira dhe rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku në zonat veriore-verilindore do ketë reshje dëbore.

Këto kushte atmosferike mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti do të përmirësohet gradualisht në zonat bregdetare dhe gjatë natës përfshin gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3 në verilindje deri në 13°C në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here