Rikthehet i gjithëdituri/ Rama jep direktiva: Një javë mësim në klasë, një javë online

0
142

Pas 1 muaj pushimesh, sot është rikthyer në detyrë i gjithëdituri Edi Rama.
Ai ka mbledhur drejtorët rajonalë të Arsimit dhe ka dhënë mend, se si të funksionojë shkolla gjatë këtij viti, për shkak të pandemisë.
Rama ka kërkuar që mësimi të zhvillohet me 3 turne dhe të mos ketë më shumë se 20 nxënës në klasë.
Gjithashtu Rama ka kërkuar që një javë mësimi të zhvillohet në klasë dhe javën e dytë të zhvillohet online.
Duke u nisur nga deklarimet e Ramës, duket se qeveria e drejtuar nga ai nuk ka bërë asnjë plan se si të nisë dhe të vazhdojë shkolla, në këto kohëra të vështira pandemie.
Gjithçka duket se është lënë si përherë në dorë të rastësisë dhe Zotit, në lidhje me infektimet e mundshme që mund të ketë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here