Rikthehet korrenti në Memaliaj

Ka zgjatur vetem 6 ore mungesa e energjise elektrike per banoret e qytetit te Memaliajt, si dhe per fshatrat e njesive administrative Luftinje e Buz. Nje defekt i rende i konstatuar ne nje prej celesave te takimit te rrymes ne Nenstacionin Elektrik te Memaliajt, ka lene ne terr te plote banoret e kesaj zone qysh prej ores 04:00 te mengjesit te sotem.

Punonjesit e OSHEE Rajoni Gjirokaster u vune ne levizje per riparimin e demit te shkaktuar ne nenstacion dhe pas 6 oreve perpjekjesh intensive, u be e mundur qe te rikthehet energjia e unguar per konsumatoret.

Drejtori i OSHEE Rajoni Gjirokaster Robert Lili u shpreh se defekti arriti te eleminohej brenda nje kohe rekord pasi ne kohe normale do te duheshin minimalisht 12 ore deri ne riparimin e plote qe shkaktoi avaria ne celesin e demtuar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment