Rikthehet sërish shiu

0
132

Vijojnë kthjellimet në territor deri në mbrëmje kur vranësirat bëhen të dukshme.

 

Sipas Meteoalb paraditja e së enjtes mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë pas mesditës dhe në vijim, shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit.

 

Kthjellime me alternime vranësirash e shira afatshkurtër vijojnë edhe të premten.

 

Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së enjtes, por rënie të lehtë sjell mesdita.

 

Rënia vijon më e ndjeshme të premten në orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave të herë pas hershëm në territor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here