Rikthimi i basteve/ Tabaku: Marrëzia me rregullat e qeverisë

0
120

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e pranishme në Komisionin e Ekonomisë deklaroi se ligji i basteve online është marrëzi me rregullat e qeverisë.

 Tabaku theksoi se aktiviteti u shtua në mënyrë informale.

Po ashtu deputetja demokrate është shprehur se kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme sepse prishet struktura e tregut dhe konkurrenca .

Së pari, të gabosh është njerëzore dhe siç qeveria pranoi dështoi me mbylljen e lojërave të fatit ashtu siç e ka pranuar dhe në relacionin që ka sjellë këtu ku thuhet “edhe pse aktiviteti i lojërave të fatit u ndalua me ligj ky aktivitet u kanalizua në mënyrë informale” gjithmonë aktivitetet që kufizohen rrisin informalitetin dhe krijojnë ilegalitet. Diçka që e kemi thënë edhe në 2018 ku patëm diskutime për këtë çështje. Kërkesa jonë atëherë ka qenë që ta rregullojmë tregun me këto operatorë që janë këtu dhe që të mos përpiqemi që ta përqendrojmë pra eliminojmë konkurrencën, të japim pak licenca dhe ta ulim ushtrimin e tregut në këto katër pesë licenca që jepen dhe faktikisht kjo ndodhi. Aktiviteti u shtua në mënyrë informale dhe qeveria a ishte e paaftë, e pa zonja apo e korruptuar këtë e dini si ju edhe qytetarët që e lejoi të lulëzonte në terren.

Rikthehemi në një moment ku ligji ka ardhur për bastet sportive online. Nga ky rikthim mua më lindin disa shqetësime duke parë ligjin. Na rezulton se nga raporti i konsultimeve publike të gjithë ato grupe apo kompani që janë konsultuar nuk na rezulton të ketë ushtruar aktivitetin e basteve sportive. Pra janë konsultuar, FSHF, KOKSH, Sepcial Olympics in Albania dhe më pas katër apo pesë kazino apo resorte që i shikoj nga emrat sepse e pyeta ministrinë e financave dhe akoma nuk kemi një informacion. A jeni konsultuar dhe ju?

Së dyti, në lidhje me Këshillin Shqiptar që trajton problemet e lojërave të Fatit. Një nga problemet që unë kundërshtova me MFE ishte reklamimi me mediat online. Si është në vendet e reja kjo praktikë? Duke pasur parasysh dhe teknologjitë e reja dhe algoritmet që përdoren që ta risjellin në vëmendje.

Në relacionin dhe projektligj argumentohen disa kritere, specifikisht në nenin 11 të tij, ku parashikohen këto kritere në lidhje për ato që do ushtrojnë këtë aktivitet dhe do licencohen; Kapitali themeltar jo më pak se 40 mln lekë, një nga aksionerët duhet të ketë eksperiencë në vendet e BE dhe OECD. Që këtu janë katër kompani që kanë këto kritere. Pra po ndodh pak a shumë si tek inceneratorët. Fiton kompania që ka disa aksione një kompani e huaj sa fitohet licenca kompania e huaj ikën dhe e merr licencën vetëm kompania shqiptare. Këto kritere bien në sekondë të gjitha dhe licencat do të jipen vetëm për këto kompani që kanë marrë leje.

E para rritja e informalitetit dhe e dyta përqendrimi në pak duar. Çfarë bën përqendrimi në pak duar? Nuk shqetësohem për kompanitë që ofrojnë aktivitetin e lojërave të fatit por për të mirën publike dhe ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve dhe në sektorë të tjerë. Kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme. Është e dëmshme sepse prishet struktura e tregut dhe konkurrenca dhe për këtë ka folur Transparency International kur tregon kapjen e shtetit. Se këto ligje këto bëjnë dhe orientojnë kur këto kompani ushtrojnë aktivitetin.”, tha Tabaku.

Shkruaj nje koment