Rikthimi i Berishës në grupin parlamentar të PD/ Basha: Ujërat janë të turbullta, por do qetësohen!

0
175

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha komentoi zhvillimet e fundit në selinë blu, ku sot u zhvillua një mbledhje e grupit parlamentar, në të cilën ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Basha tha se po punon për një PD të bashkuar rreth vlerave, njëra prej të cilave është orientimi Euroatlantik i shqiptarëve.

Pyetjes së gazetarëve nëse PD është sot më e bashkuar?, Basha iu përgjigj:

Po punoj dhe do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave që të jetë alternativë për njerëzit. Të tejkalojë interesat personale për të cilat kam marrë vendimin e dorëheqjes, por jo të heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Alternativa nuk mund të jetë në kundërthënie me aleatët strategjikë. Kjo ka qenë arsyeja se përse sot, për t’i dhënë mundësinë që të diskutohej lirisht jo ashtu siç ndodhi, nuk isha i pranishëm në mbledhje, që u paralajmërua që dje që do të kishte gjasat të kthehej në konfrontim”.

I pyetur mbi rikthimin e Berishës në grupin parlamentar, ish-kreu i PD bëri këtë koment:

Unë kam bërë dhe do bëj gjithçka që PD të bashkohet në vlerat që është krijuar. Një nga vlerat kryesore është orientimi Euroatlantik. E kam të qartë rrugën që duhet të përshkojë PD për t’u rikthyer në alternativë. Do punoj për këtë rrugë. Ujërat mund të jenë akoma të turbullta por do qartësohen”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here