Rikthimi i vizave, Hajnaj, nuk kemi dijeni nga Holanda

0
173

Drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj, ka mohuar të ketë pasur dijeni nga shteti holandez, për mundësimin e rikthimit të vizave në hapësirën “Shengen”. Ajo është shprehur se autoritetet shtetërore të Mbretërisë së Holandës dhe ato qeveritare, nuk kanë paraqitur asnjë ankesë të vecantë për këtë problematikë, apo për paralajmërime që kanë të bëjnë me rikthimin e mundshëm të rregjimit të vizave për shtetasit shqiptarë. Deri më tani, Policia Holandeze apo dhe qeveria e Holandës, nuk ka shprehur asnjë shqetësim rreth shtetasve shqiptarë që udhëtojnë në këtë vend apo dhe që qëndrojnë përkohësisht në kushtet e Shengenit-është shprehur Hajnaj.

Zonja Hajnaj, i ka bërë këto komente gjatë një inspektimi që ka kryer mesditën e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijes teksa ka shprehur interes për respektimin e rregullave të reja të vendosura me urdhër të kreut të Policisë Shqiptare Haki Cako, ndaj shtetasve shqiptarë për të qarkulluar në hapësirën “Shengen”.

Këto rregulla, kanë për synim, reduktimin e lëvizjeve në Shengen ku për disa shtete, shqiptarët janë shndërruar në problematikë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here