Nga Qamil Gjyrezi!
Edi Rama është kryeminstri më “ireal” në historinë politike të Shqipërisë!
Sondazhi i medias, që opozita do të fitojë 82 vende në parlamentin e adhshëm, tregon qartë se vendi qeveriset nga një “pakicë absolute” jo-reale!
Qeveria e Rilindjes është një pakicë absolute, jo-reale dhe nuk shpreh dhe përfaqëson realitetin politik në Shqipëri! Në demokraci qeverisin “shumicat absolute”, reale!
Edi Rama realisht është në karrigen e kryeministrit, por vendin e drejtojnë jo-realët, ata që e mbajnë në pushtet me paratë e drogës dhe P.P.P.-ve!
Termi real gjuhësisht ka kuptimin, dicka -jo artificiale, jo-mashtruese ose iluzive që do të thotë vendi ka nevojë për :
-Rritje ekonomike reale, jo-artificiale të mbështetur nga trafiqet.
-Integrim në B.E. jo-iluziv, me pretendimin se: “Fajin e ka historia, arketipet dhe Europa”!?
-Uljen e papunësisë, jo me premtime mashtruese dhe lojra fjalësh dhe tallje se: “Shqiptarët nuk duan punë por vend pune”!?
-Luftën kundër trafikut të drogës, jo me gënjeshtra por me veprime konkrete për ta penguar këtë trafik shkatërrimtar për një vend, kryesisht për të rinjtë!?
Termi jo-real ka kuptimin dicka e falsifikuar, e rreme, pseudo.
Rilindja dhe Edi Rama i sollën shqiptarëve:
-Pseudo ekonomi.
-Pseudo integrim.
-Pseudo punësim.
-Pseudo luftë kundër trafiqeve dhe kontrabandës.
-Pseudo-qeverisje, ose sic thote populli: “Po bëjmë demek se po qeverisim njerëzit dhe po bëjmë reforma për të ardhmen”!
-Pseudo financa. Qeveria nuk ka para për rrogat e pensionet!
Rilindja dhe Edi Rama kuke shrytëzuar pikërisht ndryshimin e “paradigmës mendore” post-moderne që thotë se: “Asgjë nuk është e vërtetë prandaj e gjitha është reale”, e shesin jo-realitetin për realitet.
Populli i thjeshtë e ka shumë të vështirë të kuptojë këtë lojë të Rilindjes, kur njerëzit kanë nevojë imediate për punë, ushqim, kurim, shkollim dhe qetësi!
Edhe vetë Rilindja si koncept politik e kaloi “kufirin e realitetit”, me mënyrën jo-reale se si e qeverisi Shqipërinë në këto 6 vite për gjithsejcilin prej nesh!
Në fillim të qeverisjes në 2013, as analisti dhe politikani më “largpamës” në Shqipëri nuk mund të imagjinonte “kufirin e jo-reales” së kësaj qeverie!
Në politikë edhe mund të ndodhi cdo gjë, por asnjeri nuk e parashikonte veprimet dhe emërimet jo-reale të Edi Ramës:
-Se Genti Caka do të ishte ministër i jashtëm i Shqipërisë!?
-Se oligarkët, si Agaci do të bëheshin miliarder?!
-Se ministrat e brëndshëm Tahiri dhe Xhafa do të mbështesnin trafikun e kokainës dhe heroinës?!
-Se paratë e drogës ndërkombëtare do të groposeshin në Shqipëri?!
-Se oligarkët një organizatë kriminale reale, do të dëmtonin ekonominë tonë dhe do të shkatërronin shtresën e mesme dhe shtresat në nevojë?!
Qeveritë okulte në thelbin e tyre janë jo-reale. Nëpërmjet jo-realitetit fshehin dëmet që i bëjnë shoqërisë për qëllimet e tyre!
Lulzim Basha, opozita reale kërkojnë një reformë zgjedhore reale për t’i dhënë shqiptarëve:
-Votën e lirë votën e të ndershme, jo-shitblerjen e votës!
-Të ndalohet presioni mbi administratën publike, presioni ndaj nxënësve!
Kryeministri jo-real dhe Rilindja jo-reale tallen duke u mjaftuar vetëm me premtimet mediatike solemne të Rilindjes se:
-Edi Rama nuk vjedh më vota?!
-Se administrata publike nuk do të ketë presion nga qeveria!?
E kuptoj dhe e vlerësoj ngutjen e të gjithë aktorëve për ndryshim!
Jam optimist se ndryshimi real do të vijë dhe shqiptarët do të zhvillohen dhe integrohen aty ku kanë aspiratën e tyre në B.E. në bashkëpunim me SH.B.A!
Ndryshimin do sjellin opozita reale dhe lideri real Lulzim Basha, me ndihmën e të gjithë aktorëve në vend, edhe të majtëve dhe ndërkombëtar që kërkojnë një ndryshim real të vendit!
Po e mbylli shkrimin me deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri Zonjës Yuri Kim :”Mendoj se celësi për fuqinë e NATO-s, e nevojshme për SHBA qëndron në tre gjëra: solidaritet, integrim dhe ndërveprim. Në të treja Shqipëria ka arritje maksimale, sepse fatmirësisht “narrativa ruse” nuk ngjit në Shqipëri. Sic e thashë në fjalën time, miq të tillë ne duhet t’i mbajmë edhe më afër.” E qartë si Kristali se me përralla ruse nuk mbulohen lidhjet e kësaj qeverie me krimin e korrupsionin galopant”.
Jo-realitetin e “pakicës absolute”, ka ardhë momenti ta kthejmë me punë dhe zgjedhje të lira në realitet të “shumicës absolute”, për Shqipërinë drejt Europës!
