Rilindja kthen Gjirokastrën në qytet fantazëm , në pazar nuk gjen këmbë njeriu

0
181


Largimi masiv i njerëzve nga qyteti i Gjirokastrës e ka kthyer këtë të fundit në një vend të zbrazët e pa jetë. Lagjet e sipërme të qytetit duket se janë më të shumtat ato që e përjetojnë një boshatisje të tillë. Edhe pazari karakteristik me të cilin identifikohet Gjirokastra ka pësuar të njëjtin fat kjo nxitur edhe nga punimet që kanë nisur në këtë hapësirë . Subjektet që operojnë në këtë zonë kanë ulur qepenat. Ata që i kanë rezistuar drynit thonë se nuk po ja dalin dot tek sa muajt në vijim do të jenë të vështirë për ta.

“Nuk ja dalim dot . Vështirë po bëhet nga dita në ditë”-thotë tregtar.

“Janë mbyllur të gjitha se nuk ka punë.Pazari është bosh nuk kalon njeri”-shprehet një shitëse suveniresh.

Siç shihet edhe nga pamjet Pazari së bashku me bizneset që operojnë në këtë zonë janë bosh.


Një gjendje e tillë vihet re dhe në zona të tjera të qytetit .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here