Rilindja në panik/ Mbyllet në një palestër për hapjen e fushatës

0
50

Sot “Rilindja” e Edi Ramës ka bërë sikur ka hap fushatën për zgjedhjet një partiake të 30 Qershorit. Por nga falsiteti i kësaj gare dhe nga frika e protestuesve të opozites, “Rilindja” ka vendosur ta hapë fushatën në palestrën e “Parkut Olimpik” të Bashkisë së Tiranës.

Një sallë që në rastin më të mirë mban 500-600 persona në të gjithe hapësirat e saj. Por edhe për këta Rama është kujdesur që të fshehë panikun duke përdorur një regji qindra mijëra euroshe me kamera me lup zmadhuese për të dhënë idenë e madhështisë së takimit. Po cila është salla apo palestra që po mbahet takimi? Shikoni fotot e sallës bosh dhe të kamerave të Endri Fugës për të kuptuar më mirë panikun dhe falsitetin e aktivitetit të “Rilindjes” sot. Kini parasysh se sot ishte prezantimi i të gjithë kandidatëve dhe këshillave bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Fillimisht u pretendua se po bëhej në palestër të mbyllur nga shiu që do të binte më 1 Qershor, por edhe ky argument ra.

Shkruaj nje koment