“Rilindja” synon 35 mijë vende të reja pune në 2020

0
50

Sipas ministres së ekonomisë buxheti i 2020 do të sjellë më shumë vende pune.Ku ritja ekonomike parashikohet me 4.1% rritje.

Kjo rritje e parashikuar për 2020 synon më shumë punësim: krijimin e rreth 35 mijë vendeve të reja pune dhe uljen e mëtejshme të shkallës së papunësisë poshtë nivelit 11%”, u shpreh Ministrja Denaj.

Projektbuxheti i vitit 2020 siguron një nivel të lartë të investimeve publike prej mbi 4.5% e Produktit të Brendshëm Bruto, në mbështetje të rritjes ekonomike dhe punësimit.

Shpenzimet buxhetore të programuara për vitin 2020 janë rreth 532 miliardë lekë ose rreth 29.7% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje rreth 5.1% krahasuar me të pritshmin e vitit 2019.

Ministrja Denaj theksoi se prioritet në projektbuxhetin e vitit 2020 është mbështetja për sektorët prioritarë: arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura.

Më konkretisht: Arsimit është parashikuar t’i alokohen 3.3 miliardë lekë më shumë se buxheti viti 2019; Shëndetësisë 2.75 miliardë lekë mëtepër se viti 2019 dhe Bujqësisë 1.8 miliardë lekë më shumë se viti 2019 ose rreth 12% më tepër.Por ndryshe nga pritshmërit e Rilindjes situata në Shqipëri është shumë ndryshe ,ndërsa mbeten për tu parë sa do të realizohen këto të fundit.

Shkruaj nje koment