Rinas, priten edhe dy avionë të tjerë me afganë

Pas mbërritjes së dy avionëve me shtetas afganë pak pas mesnatës së të shtunës, dy avionë të tjerë priten të mbërrijnë në Rinas.

Vetëm ditën e sotme, autoritetet shqiptare janë njoftuar për mbërritjen e 4 avionëve me shtetas afganë, të cilët do të strehohen në Shqipëri.

Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 275 shtetas afganë, të cilët janë larguar nga Kabuli.

Pritet që numri i tyre në Shqipëri të shkojë në 4 mijë. Në ditë pritet që në Rinas të ulen 3 deri në 4 avionë në ditë, të cilët transportojnë burra, gra dhe fëmijë pas eksodit në vendin e tyre Kabul.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët.

Pritet që në Shqipëri afganët që do strehohen do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment