Risia nga nëntori, fundjavat sjellin fluturimet me balona në Gjirokastër

0
236

Gjatë fundjavës në Gjirokastër janë ndalur mbi 30 pilot nga Çekia , Zvicra e Shqipëria të cilët kanë ofruar një spektakël me fluturimet me balona në kuadër të edicionit të 10-të të Albania Coast Trip. Në prononcimin e tij për jugunews.net Alket Islami është shprehur se të tilla aktivitete do të vazhdojnë të shoqërojnë qytetin e gurtë.

Ne e mbyllim gjithmonë Albania Coast Trip në tetor ,këtë vit e mbyllim në Sarandë dhe në kthim nuk mundëm ta linim pa fluturuar këtu në këtë mrekulli. Vjet ishim këtu me Coast Trip në ditën e mbylljes , në mënyrë zyrtare këtë vit e mbyllëm në Sarandë por sot jemi dhe këtu janë të gjithë pilotët që po fluturojnë në këtë vend, në të dy malet ,Gjirokastër dhe Cajup. Kushtet për të fluturuar janë perfekte.”

Për shkak të interesit të shprehur nga njerëzit , të apasionuarit pas fluturimeve ajrore kanë tashmë mundësinë, pasi përgjatë fundjavave në muajin nëntor pritet të organizohen fluturime dyshe me balona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here