Ritet pagane nesër dalin nga tuneli i Skërficës

0
175

Ritet pagane neser dalin nga tuneli i Skërfices. Krejt i vecante edicioni i 6-te i Festivalit te Riteve Pagane,nje veprimtari folklorike tipologjike qe organizohet nga Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, me mbeshtetje te Ministrise se Kultures dhe Bashkise Gjirokaster. Ndryshe nga edicionet e meparshme, Festivali i Riteve 2022 zhvillohet per here te pare ne mjediset e hapura te Qafes se Skërfices , duke u bere pjese e festes popullore te celjes se rruges se re automobilistike Kardhiq- Delvine. Festivali i Riteve, festa lokale e Cepos dhe nje panair me prodhime tipike te krahines se Cepos zhvillohen neser para Tunelit te Skërfices te kesaj rruge te re. Kjo zhvendosje, sipas organizatoreve synon te terheqe vemendjen e turisteve dhe vizitoreve vendas dhe te huaj per kete vlere te shtuar te turizmit qe shkurton mjaft kohen e udhetimit drejt Rivieres Shqiptare, Sarandes, Ksamilit, Butrintit, Lukoves, etj. Njekohesisht , zhvillimi i ketij eventi i sherben promovimit te vlerave historike te kesaj zone si: Manastiri i Cepos, Kalaja e Kardhiqit, Pyjet e Prongjise, Zona natyrore e mbrojtur e Pyllit te Piksit, Guri i gjate i Zhulatit, etj. Pese edicionet e meparshme jane organizuar ne mjediset e hapura te Parkut Arkeologjik te Antigonese. Grupet interpretuese nga krahina te ndryshme te Shqiperise dhe te qarkut te Gjirokastres do te prezantojne disa vlera te rralla te riteve, kengeve, valleve dhe lodrave rituale te popullit shqiptar. Ne programin e Festivalit te Riteve – Gjirokaster -2022 perfshihen rreth 12 grupe folklorike me rreth 100 artiste popullor, polifone dhe interpretues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here