Road-Guard 8 çon ne pranga dy persona

0
183

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 8”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 51 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur “Ish-Pularia”, në fshatin Lazarat, kanë pritur dhe strehuar kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin hyrë dhe qëndronin ilegalisht në Shqipëri, për të kaluar më pas në vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit A. M. u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, municioni luftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here