Romet e Gjirokastres te lene ne meshire te fatit

8 prilli njihet si dita e Romeve. Ne Gjirokaster kjo dite i gjen romet ne gjendje teper te veshtire. Kjo eshte familja e Maria dhe Jani Mehmetit e cila perballet cdo dite me varferin ekstreme . Ata rrine ne kete barake ku çfare bie jashte, bie brenda. Ne kerkim te nje pune per mbijetese pavaresisht moshes, kryefamiljaria pranon edhe paragjykimet qe i behen pasi jane rom dhe nuk i pranojne . Ne rrefimin e saj Maria ngre dhe nje akuze te rende per policine e Gjirokastres pasi sipas saj vajza 17 vjece po shfrytzohet nga disa persona ku ndonese minorene Maries i eshte ndaluar ti afrohet. Akoma me e veshtire behet kur femijet e vegjel te kesaj familjeje nuk shkojn dot ne shkoll per shkak te pamundesise. Ndonese 12 vjec nje nga vajzat e vogla pranon se nuk shkon ne shkolle ndonese gjysherit kane deshire qe ato te studiojne.
Ne lagjen e Romeve ne Gjirokaster mungojne edhe sherbimet publike si rruga apo energjia elektrike ndersa jetojne mes mbeturinash, kjo eshte panorama tjeter qe te ofron qyteti i Gjirokastres. Nje tjeter antare e komunitetit rom , Hato Osmani na thote se jetesa per te eshte bere e veshtire tek sa askush nuk kujtohet per ta .
Ne kete lagje jetojne me shume se 50 familje rome .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment