Roskovec/ Krim i dyfishte, 61 vjecari vret 30 vjecaren dhe veten

0
192

Xhevair Hoxha nga Roskoveci, 61 vjeç vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit Merushe Hazizi 30 vjeçe, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me të birin.

Viktima ka qenë e martuar dhe kishte 3 fëmijë nga martesa e parë, të cilët jetonin me ish-burrin. E ndjera kishte afro 3 vjet që jetonte me të birin e autorit të vrasjes.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:30 në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ndërkohë që në banesë ndodhej autori dhe viktima.

Pas vrasjes 61-vjeçari i dha fund jetës së tij, duke u varur në pemë pranë banesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here