
Një person i dëmtuar rëndë është paraqitur mbrëmjen e 18 janarit ne Spital.
I dëmtuari ka dëmtime te renda në fytyrë e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit, thyerje të njërit gisht. Identiteti i te dhunuarit është Gentian Omeri, 39-vjec nga fshati Verve, Bashkia Konispol.
Nga ky konstatim policia ka nisur hetimin për kapje e autorëve të ngjarjes.
Bëhet me dije se ditën e sotme janë arrestuar katër persona të dyshuar ndërsa bashkëpunëtori i tyre Alfred Ndoji, 39 vjeç është shpallur në kërkim.
Shtetasit e arrestuar janë: Pjeter Gjok Ndoj, 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), Anton Astrit Ndoj, 21 vjeç, Astrit Gjok Ndoj, 44 vjeç dhe Aleksander Astrit Ndoj (të afërm të njëri-tjetrit), të gjithë banues në fshatin Shëndelli, Sarandë.