RRËNIMI PËRFUNDIMTAR I SALI BERISHËS!

0
141

Nga Sidi  Hasanaj

Me audio-regjistrimin e djeshëm në Opinion u faktua dhe përforcuan shumë gjëra.
U kuptua fare mirë sesi Sali Berisha KURRË nuk ka luftuar në asnjë formë kundër Ramiz Alisë dhe Komunizmit, por ka qenë njeriu i Komunistëve dhe Alisë i thirrur nga vetë ata, për të bërë kalimin e komanduar nga komunizmi në pluralizëm!
U dëgjua në regjistrim sesi Berisha dhe Edi Rama ishin në dakordësi të plotë për figurën e Ramiz Alisë dhe rolin e tij, ku e konsideronin si “Aleat” të tyre në atë moment historik.
Ndryshe nga A.Hajdari psh, ose I ndjeri S.Shijaku, Berisha dhe Rama nuk ishin për protesta kundër Ramiz Alisë… madje Sali Ram Berisha ishte shumë më i frenuar edhe se Edi Rama.
U kuptua se siç tha F.Kadilli mbrëmë: “Nuk ishte demokraci e fituar, por e negociuar” dhe mqs Komunizmi kishte rënë në gjithë Europën (përveçse Shqipëri), Ramiz Alia e realizoi vetë procesin e kalimit nga diktaturë në demokraci me veglat e tijë :”Berishën, Nanon dhe Ramën”.
E mirëkuptojmë kontekstin e asaj kohe, frika nga dhuna e komunistëve, por Berisha kurrë nuk ndërmorri asnjë iniciativë për ndëshkim të Ramiz Alisë… edhe vite më vonë. Po përse?
Sepse siç thoshte Rama në atë regjistrim, ajo nuk ishte lëvizje për Demokraci (në thelb) por ishte një lëvizje thellësisht për PUSHTET.
ishin njerëzit në rrugë që kërkonin Demokraci, dhe për të evituar ndëshkimin që meritonin, Komunistët e pafuqishëm për ti ndaluar, ju çuan Berishën dhe Ramën si Timonierë djallzorë.
Timonierë që zjarrin e Shqipëtarëve për Demokraci, jua kthyhen në instrument për pushtetin e tyre.
Ja përse KURRË Sali Berisha nuk hapi Dosjet e komunizmit, KURRË nuk realizoi një GJYQ Nurembergu ndaj kriminelëve të Komunizmit…
Ja përse Sali Berisha e mbushi ndër vite kryesinë e PD me ish spiunë.
Ja përse, nuk u bë kurrë drejtësi për krimet e komunizmit, por u tha “Jemi Bashkë Fajtorë dhe Bashkë Vuajtës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here