Rreshjet, Bashkia Vlorë paralajmëron: Shmangni lëvizjet, do të ketë përmbytje.

0
141


Bashkia e Vlorës i ka bërë thrrje qytetarëve të saj që të shmangin lëvizjet me makina në qytet, pasi sipas meteorologëve paralajmërohen përmbytje.
Njoftimi nga autoritetet lokale vjen pas motit të keq që ka ditë që ka “pushtuar” të gjithë vendin.
Shirat e dendur dhe erërat e forta do të jenë të pranishme ditët në vijim.
Thirrja e Bashkisë Vlorë
“Te dashur qytetare!
Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.
Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here