Rrëshqitje dheu në aksin Tepelenë – Gjirokastër

0
106

Moti i keq është shoqëruar me probleme në Gjirokastër. Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, pranë ujit të ftohtë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në njërin kah të rrugës.

Për këtë arsye, qarkullimi po bëhet vetëm me një krah.

Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar lëvizjen e makinave.

Aktualisht po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Shkarja e baltës mbi rrugë ka ndodhur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm pas reshjeve të dendura të rëna gjatë natës. Shkak I rëshqitjes masive është bërë terreni shtufor i paqëndrueshëm.

Shkruaj nje koment