Rrëshqitjet e tokës kanë prekur edhe Tepelenën. Një masiv dheu ka rrëshqitur këtë pasdite si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në kodrën ku ndodhet edhe ujësjellësi I qytetit duke dëmtuar rëndë tubacionin e rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të pijshëm.
Rrëshqitja e tokës ka dëmtuar murin mbajtës të rrugës.
Dëmtimi I tubave dhe rrjedhja lirshëm e ujit ka përmbytur edhe dy banesa në këtë zonë, ndërsa disa banesa të tjera rrezikohen jo vetëm nga vërshimi I ujit në shtëpitë e tyre, por edhe nga rrëshqitja e tokës.
Për pasojë banorët e Tepelenës do të furnizohen me ujë me orar të reduktuar deri në rregullimin e defektit që konsiderohet I rëndë. Aktualisht në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po nxjerrin ujin nga banesat e përmbytura, përfaqësues të bashkisë dhe prefekturës.