Rrethanat që cuan në vetplagosjen e policit kufitar. Emri i tij

0
49

Një efektiv i Policisë Kufitare është vetplagosur në kushte të pavetdijshme. Sotiraq Alikaj 58 vjec efektiv i Policisë Kufitare, mendohet se është vetplagosur në kushtet kur ka qenë tërësisht i alkoolizuar.

Ai është sjellë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, në gjendje mjaft të rëndë ndërkohë që plaga që kishte përfituar nga shkrehja e armës së shërbimit, dyshohet se i ka prekur një pjesë të kafkës. Grupi hetimor i ngritur me zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, bëjnë të ditur për Jugunews.net se efektivi i Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit Sotiraq Alikaj, ka dashur të vetvritet në një moment kur ishte i alkoolizuar.

Alikaj ka shkrehur armën e zjarrit sipër veshit të majtë dhe plumbi i dalë nga tyta e pistoletës, ka prekur tangencialisht kafkën dhe ka dalë sipër në kokë. Nuk dihet ende nëse polici i plagosur do të mbijetojë apo jo pasi nevojitet një skaner i menjëhershëm që të përcaktojë shkallën e dëmit nën kafkë.

Polici 58 vjecar, është sjellë në gjendje kome në spital dhe momentalisht po mbahet në reanimacion.

Shkruaj nje koment