“Rrezik për zgjerimin”/ A është e shqetësuar PE nga deklaratat e Ramës se Shqipëria mund të ndryshojë kurs

0
154

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister ka dalë sot në një konferencë për mediat, kur ndër të tjera ka folur për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Ai tha se zgjatja e këtij procesi është një dështim i BE-së, që i dëmton reputacionin.

“PE ndjen keqardhje për vonesat në çeljen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Theksojmë solidaritetin e plotë me qytetaret e dy vende e konsiderojmë këtë dështim që është një rrezik i vërtetë për politikën e zgjerimit e dëmton dhe reputacionin e BE si një aktor i besueshëm gjeopolitik. Pra PE vijon të bëjë thirrje të ketë fillim të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim”, tha ai.

I pyetur nëse është i shqetësuar nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e krusit dhe ndarjen nga MV, McAllister tha: Ne jemi për momentin tërësisht të angazhuar për përmbushjen e planit A, përndryshe politikanët kanë dhe plane B e C por s’dua të flasim publikisht për planet B e C. Për momentin duam të përmbushet plani A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here