Rreziku nga “Fast food”

0
65

‘’Fast food’’, ushqimi i shpejtë, është gjithmonë zgjidhja e parë që na vjen nëpër mend në momentin që jemi të uritur dhe jemi larg shtëpisë. Ushqimi të cilit nuk i rezistojmë dot, për shkak të aromës, erëzave apo shijes së shijshme, nuk është i shëndetshëm për organizmin tonë dhe shkakton një sërë efektesh anësore. Një studim ka zbuluar se fëmijët që konsumojnë ushqim të shpejtë të paktën tre herë në javë kanë më shumë probabilitet të preken nga astma apo sëmundje të tjera respiratore. Ushqimi i shpejtë është zakonisht i lartë në kalori dhe për më tepër shkakton varësi. Konsumimi i më shumë kalorive nga sa kërkon trupi ynë do të çojë në mbipeshë. Mirëpo obeziteti është i lidhur me një numër problemesh shëndetësore. Një studim ka arritur në përfundimin se ushqimi i shpejtë dhe ushqimet e tjera të përpunuara mund të rrisin rrezikun e depresionit, si dhe t’ju bëjë që të ndjeheni të ngadaltë dhe letargjikë. ‘Fast food-et’’ kanë në përbërje të tyre natrium të lartë, duke i bërë këto ushqime dhe më të shijshme dhe mbi të gjitha është me të vërtetë një mineral i rëndësishëm, por nëse konsumoni shumë prej tij mund t’ju bëjnë të ndjeheni të fryrë. Natriumi i lartë mund të rrisë presionin e gjakut dhe si pasojë të vendos sistemin tuaj kardiovaskular nën stres. Përveç kësaj, natriumi i tepërt mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka dhe sëmundjeve të veshkave, si dhe densitet të ulët të kockave.

Shkruaj nje koment