Rrëzohet avioni me pasagjerë në SHBA

Një avion me pasagjerë është rrëzuar dhe ka shpërthyer në flakë pranë Houston, Teksas.

Por pavarësisht ngjarjes dramatike 21 peronat që ishin në bord kanë shpëtuar mrekullisht deklarojnë zyrtarët lokalë.

Përplasja ndodhi në Waller County, afër qytetit të Katy dhe afër Aeroportit Ekzekutiv të Houston, sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë re të mëdha tymi të zi, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar rrënojat e djegura.

Aksidenti thuhet se ndodhi ndërsa avioni, një MD-80, po ngrihej rreth orës 10 të mëngjesit me orën lokale, në drejtim të Bostonit. Me sa duket nuk arriti të arrijë lartësinë në fund të pistës dhe në vend të kësaj kaloi rrugën, duke u ndalur përfundimisht dhe duke marrë zjarr.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment