Rriten eksportet e kastravecit, fermerët: Kryesisht eksportojmë në Poloni e Hungari, por çmimi është i ulët

0
126

Është koha kur fermerët që kultivojnë kastravec e dorëzojnë prodhimin te pikat e grumbullimit. I gjithë prodhimi shkon për eksport. 1 kg kastravec merret në këto pika deri me 40 lekë. Por fermerët nuk janë të kënaqur me këtë çmim dhe thonë se nuk kanë leverdi.

“Çdo vit kemi mbjell trangull, gjithë sipërfaqen. Po e shesim me 300-350 Lekë të vjetra. Nën kosto gjithmonë.”

“Për shitje s’kemi qarje ne se s’ka thënë ndonjëher ai mos sill trangull, por s’ka lekë. Me treqind Lekë ai nuk nxjerr as veten e vet.”

Cilësia bën edhe diferencën në çmim. Jo i gjithë prodhimi është me standardin për në vendin e BE.

“Aktualisht çmimi është 35-40 Lekë. Varion në bazë të cilësisë që dikush shkarkon në magazinë,sepse nëse nuk prodhon një mall për magazinë, magazine nuk ka ku e shet. Duhet cilësi sepse punojmë me rajonin.”

Vetëm nga një pikë grumbullimi në Divjakë eksportohen rreth 100 ton kastravec në ditë. Prodhimi shkon në vende si Polonia, Hungaria dhe Bullgaria.

Klan News

Shkruaj nje koment