Rritet frikshëm numri i familjeve në nevojë në Tepelenë

0
211

Pandemia Covid-19 rriti edhe më tej numrin e familjeve në nevojë në Qarkun e Gjirokastrës. Në qytetin e Tepelenës ky muaj ka sjell një rritje të konsiderueshme të kërkesave për ndihmë ekonomike nga bashkia .
Sipas përfaqësuesve të zyrës ekonomike deri më tani:

“Në pjesën e ndihmës ekonomike krahasuar me 2019 janë shtuar 34 familje .Ndërsa kërkesat për ndihmë janë rritur ndjeshëm . Gjatë muajit dhjetor , aktualisht trajtohen 212 familje në nevojë.Si dhe kërkesat aktuale për ndihmë nga bashkia shkojnë në 270 familje vetëm këtë muaj.”
Papunësia , Covid-19 dhe mbyllja e kufijve zhyti edhe më thellë në varfëri qytetarët shqiptarë.

Shkruaj nje koment