Rriten kostot e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore

0
182

Kostot e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore janë rritur 20 herë në 50 vitet e fundit. Sipas një anketimi italo-amerikan nëse në vitet 70 çdo katastrofë kushtonte jo më shumë se 500 mln $, sot kjo vlerë ka arritur në 10 mld $. Rritja e kostove është më e theksuar në kontinentin tonë në krahasim me vende të tjera të botës. Kërkimi që është publikuar në revistën e akademisë amerikane të shkencave PNAS, ka marrë në shqyrtim rastet e përmbytjeve, stuhive, uraganeve, temperaturat e larta të shoqëruara me thatësira dhe zjarre, që të gjitha bashkë rezultojnë se në dekadat e fundit janë verifikuar me frekuencë, por edhe intensitet më të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here