Rriten rastet me fruth në Shqipëri, Durrësi dhe Tirana qytetet më të prekur

0
39

Shtohen rastet me fruth në Shqipëri.

Nga analizat laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik janë konfirmuar pozitivë 18 raste në total me fruth, raporton tv klan. Përkatësisht 9 raste në Durrës, 8 në Tiranë dhe 1 në Krujë. Shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar.

Për shkak të përhapjes së fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë një udhëzim në të gjitha institucionet shëndetësore, ku rekomandon masat që duhet ndërmarrë për të frenuar përhapje e kësaj sëmundje.

ISHP rekomandon kryerjen e vaksinës edhe nën moshën 1-vjeçare në rast se do të kemi një shpërthim të fruthit në këtë grupmoshë, po ashtu rekomandohet kryerja e vaksinës për nënat me gjidhënie dhe të lindurit e viteve 1980-1999.