Rriten rastet me skoliozë,më të rrezikuar mbeten fëmijët

0
327

Problemet e shtyllës kurrizore janë nga më të shumtat. Sëmundja e Skoliozës është një prej tyre, simptomat e të cilës shfaqen që në fëmijëri. Fëmijë e të rritur sot kanë probleme me shtyllën kurrizore .Në moshën 10-12 vjeç fillon e deformohet kolona vertebrale dhe është e trashëguar. Prindi në këtë moshë duhet t’i bëjë vizitë fëmijës. Në shumë raste është e trashëguar në shumë raste të tjera fitohet. Sot është më problematikë se kurrë pasi fëmijët nuk po merren me aktivitet fizik.Ka shumë arsye që e rëndojnë skoliozën. Një prej tyre është pozicioni i të qëndruarit vazhdimisht shtrembër. Një çantë e mbajtur vazhdimisht në një anë, leximi shtrirë vazhdimisht në një anë, dhe puna me kompjuter në pozicion shtrembër, janë shkaktarët. Por a shërohet skolioza? Për skoliozën nuk ka ilaçe por vetëm ushtrime fizike. Ilaçet jepen në moshë të madhe vetëm për qetësim dhe jo kurim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here