Rriten shifrat e Covid në Itali, mbi 6 mijë të infektuar dhe 60 viktima

Shifrat e Covid-19 sa vijë dhe po rriten në të gjithë botën dhe shumë shtete kanë marrë masa serioze duke shkuar edhe në bllokime.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë në Itali ka regjistruar 6,076 raste të reja me Covid nga 266,246 testime të kryera. Po ashtu janë raportuar edhe 60 viktimasi pasojë e virusit duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 128,855.

Numri i të infektuarve sot është më i lartë se një ditë më parë, ku u raportuan 4,168 të infektuar. Shkalla e pozitivitetit është 2.3%, nga 4.1% një ditë më parë.

Sipas të dhënave, anë 504 pacientë të shtruar në kujdes intensiv në Itali, 19 më shumë se një ditë më parë. Pranimet ditore janë 46. Të shtruarit me simptoma në pavionet e zakonshme janë 4,036, 108 më shumë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment