Rritet cmimi i naftes ne vend

0
359

Çmimet e karburanteve kanë shënuar rritje.
Të gjithë pikat e karburantit në Gjirokastër kanë ndryshuar çmimin si për naftën dhe për benzinën, duke i rritur mesatarisht me 10 Lekë për litër.
Disa ditë më parë një litër naftë dhe benzinë kushtonin minimalisht 140 Lekë, ndërsa sot ato shiten me 156 Lekë. Qytetarët e Gjirokastrës thonë se çmimi duhet të ulet pasi rritja e tyre ka një efekt zinxhir duke ndikuar në çdo sektor.
Që prej Nëntorit të vitit të shkuar, çmimi i kësaj lënde në tregjet ndërkombëtare nisi një tendencë rritëse, pas vlerave afër zeros që arriti nafta bruto në fund të muajit Prill.
Prej një jave çmimi i naftës është rritur me 16%, nga 50 Dollarë për fuçi në 61 Dollarë.

Sipas indeksit global të çmimit të naftës, Shqipëria renditet në vendin e 17-të në botë për çmimin më të lartë, duke lënë Gjermaninë, Greqinë, Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here