Rritet cmimi i ujit për të dytën herë brenda vitit për banorët e Gjirokastrës

0
917

Rritet cmimi i ujit për të gjithë konsumatorët e Bashkisë së Gjirokastrës. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak me forcën e kartonit të këshilltarëve të maxhorancës së majtë. Ndërsa opozita, e ka kundërshtuar fort këtë rritje e cila rëndon më tepër xhepat e qytetarëve dhe banorëve të zonave rurale në Bashkinë e madhe të Gjirokastrës. Këshilltarët e PD dhe të partive opozitare, kanë votuar kundër propozimit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit për rritjen e cmimit të ujit të pijshëm pasi kjo nismë, nuk ka marrë parasysh mjaft elementë socialë, si dhe mungesën e shërbimit ndaj konsumatorëve familjarë apo dhe të bizneseve që do të paguajnë më shumë. Qytetarët paguajnë tani 39 lek për m3 ujë, ndërsa pas miratimit në Entin Rregullator të Ujit, cmimi parashikohet të shkojë deri në 63.6 lek për m3 ujë me TVSH, për bizneset nga 123 në 182 lek për m3 dhe për institucionet buxhetore 167 lek për m3. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Bashkim Tola, cmimi i ujit në Gjirokastër, është nga më të ulëtit në vend krahasuar me Korcën Fierin, Tiranën, Vlorën etj dhe ky cmim është diktuar nga investitori i ujësjelëlsit të ri KFW-ja gjermane shprehet Tola. Ndërsa për kreun e PD së Gjrokastrës Roland Bejko, ngritja e cmimit të ujit, ndërmerret në kushtet e mbulimit të pagesave për militantët partiakë të majtë që ka sot Ndërmarrja e Ujësjellësit, sesa për cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorëve. Kjo është rritja e dytë e cmimit të ujit për këtë vit, pasi një rritje e tillë, ka ndodhur edhe në fillim të vitit me 100 lek për cdo familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here