Rritet me 11.5% numri i aksidenteve për 2021, shifra të larta edhe fatalitetet

0
39

Numri i aksidenteve rrugore edhe për vitin 2021, mbetet i lartë, shkak i të cilave mund të jenë gjithfarë faktorësh duke filluar nga pakujdesia e drejtuesve, moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor apo shpejtësia tej normave dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Sipas të dhënave të publikuara në INSTAT për muajin Dhjetor 2021 janë shënuar në total 1.376 aksidente rrugore nga 1.234 që kanë ndodhur në të njëjtin muaj në vitin 2020. Rritja u shënua me 11.5% krahasuar me vitin paraardhës.

Për vitin 2021, në 15,3 % të rasteve aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve, duke rritur numrin e aksidenteve të ndodhura për këtë shkak, me 17.3% krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin e kaluar.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) për muajin dhjetor të vitit 2021, është 134 nga 147 që ishte vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Numri i të vdekurve nga aksidentet për dhjetorin e 2021 është 21, nga 13 persona që kanë qenë për muajin dhjetor në vitin 2020.

Në muajin Dhjetor 2021, aksidentet rrugore, në 85,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,2 % të numrit të aksidenteve.

Shkruaj nje koment