Rritet nafta, Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve

0
184

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend. Nafta do të shitet në treg me 223 lekë/litri, benzina shitet me 194 lekë/litri, ndërsa gazi hidhet në treg me 78/ lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet”, njofton Bordi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here