Rritet numri i divorceve në Gjirokastër ,shkak ekonomia dhe alkooli

0
154

Prej kohësh flitet për braktisjen e qytetit të gurtë nga moshat e reja por kjo ka sjellë impaktin e saj jo vetëm në ekonomi por edhe në numrin e divorceve në vend. Mungesa e një vendi pune ,të ardhurat e përbashkëta në çift sjellin mosmarrëveshjet të cilat kalojnë deri në divorc. Sipas të dhënave në pesë familje njëra po përjeton divorc ose është drejt atij procesi . Më i përhapur ky fenomen është tek çiftet e reja që janë ende pa fëmi apo kanë disa vjet martuar.Në një situatë të tillë njëri prej partnerëve largohet në emigracion duke shkaktuar tek tjetri xhelozi dhe mos dakordësi në vazhdimin e marrëdhënies. Gjithashtu një shkak tjetër është dhe konsumimi i alkoolit kryesisht nga meshkujt dhe përdorimi i dhunës nën efektin e tij. Mospatja e një pune ,angazhimi ditor sjell te meshkujt qëndrimin në kafene dhe i bën ata konsumues alkooli sistematik. Në këtë mënyrë probleme të tilla sjellin edhe ndarjet .Jo vetëm divorce gjatë viteve të fundit në Gjirokastër është ulur ndjeshëm edhe numri i celebrimeve pasi në këtë kohë të vështirë kur mungojnë mundësitë ,asnjë se mer iniciativën për të hedhur hapa të tillë në jetën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here