Rritet numri i infektimeve në Kinë, shumë qytete futen në izolim

0
196

Kina regjistroi ditën e sotme numrin më të madh të rasteve me Covid-19 që nga muaji maj.

Sipas autoriteteve 450 raste me Covid-19 u regjistruan në shkallë vendi, kundrejt 432 rasteve të një ditë më parë. 

Kjo rritje e rasteve këtë javë çoi në miratimin e kufizimeve të reja në disa pjesë të vendit.

Lanzhou, kryeqyteti i provincës veriperëndimore Gansu, urdhëroi të mërkurën 4.4 milionë banorët e saj të qëndrojnë në shtëpi. 

Një nga qarqet në provincën Anhui (lindje) ka qenë në mbyllje që nga e premtja.

 Më herët gjatë javës, një bllokim i përgjithshëm u vendos në Ëugang, një qendër kryesore çeliku në provincën qendrore Henan, pasi u zbulua një rast i vetëm i Covid-19. 

Në Beihai, në provincën e Guangxi (në jug), autoritetet njoftuan të shtunën izolime të pjesshme në dy rrethe me më shumë se 800,000 banorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here