
Rritet numri i të miturve që janë në marrëdhënie pune në vend.
171 të punësuar rezultuan në vitin 2022, 43 më shumë sesa viti paraardhës. Numrin më të lartë të punësimeve e kanë pasur në vitin 2018, me 329, shkruan Euronews Albania.
Të miturit në punë ndër vite:
2017-309
2018- 329
2019- 255
2020- 158
2021- 128
2022- 171
Sipas kodit të punës të miturit mund të punësohen që nga mosha 16 vjeç, por i kanë të përcaktuara llojet e punës që mund të kryejnë si dhe orët që mund të punojnë.
“Është i ndaluar punësimi i të miturve nën moshën 16 vjeç, por me përjashtim të rasteve kur fëmijët nga mosha 15- 16 vjeç gjatë pushimeve shkollore mund të punojnë në punë të lehta, ose po kjo fashë e fëmijëve mund të bëhet objekt i një formimi profesional.
Nën moshën 15 vjeç, këto fëmijë lejohet të marrin pjesë në veprimtari kulturore dhe artistike. Fëmijët nga mosha 16-18 vjeç dhe fasha tjetër 15-16 vjeç lejohen të punojnë në punë te lehtë, që nuk cenojnë sigurinë dhe shëndetin me kontrata punës,” – u shpreh Fatbardha Llapa nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Ekspertët thonë se jo gjithmonë këto rregulla zbatohen. Në 20% të rasteve të miturit janë punësuar jo sipas rregullave ligjore.