Rritja e çmimeve goditi buxhetin: Familjet shqiptare shpenzuan 30 mln € më shumë vetëm për ushqimet

0
11

Për muajin Qershor inflacioni krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, u rrit me 7.4%. Në një kohë kur inflacioni arriti kulmin, familjet shqiptare u përballën edhe me një rritje të lartë çmimesh për thuajse të gjitha produktet.

Rritja e çmimeve e bën edhe më të vështirë që një familje shqiptare të përballojë shpenzimet me të ardhurat dhe buxhetin që ka.

E para, sepse peshën më të madhe të shpenzimeve e zënë ushqimet. Llogaritet që rreth 42% e shpenzimeve të një familje shqiptare të shkojnë për ushqime dhe pije joalkoolike. Dhe e dyta, sepse ky grup ka shënuar rritje me rreth 12.6%, pas transportit (26.9%).

Duke iu referuar Anketës së Buxhetit të Familjes të INSTAT për të dhënat e fundit të vitit 2020, një familje mesatare me 3.6 persona shpenzonte në muaj 84 mijë lekë, referuar Monitor. Rreth 35 mijë lekë e kësaj shume një familje i duhet për të plotësuar nevojat bazë për ushqim.

Por, me shtrenjtimin e grupit të ushqimeve me 12.6% familjes do t’i duhet të shpenzojë afro 50 mijë lekë më shumë.

Për 769 mijë familje që ka në vend, shpenzimi shtesë për ushqime është rreth 37-38 miliardë lekë ku vetëm për muajin qershor, ose rreth 30 milionë euro.

Ndërkohë që në raport me çmimet dhe inflacionin, të ardhurat nuk janë rritur. Paga mesatare sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, rezulton të jetë 59.242 lekë.

Shkruaj nje koment