Rritja e cmimeve/ Rama nis shown neper markete

0
217

Pas ngritjes së Bordit të Administrimit të çmimeve të ushqimeve bazë, kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kryen sot një kontroll në një nga marketet e lagjes në Tiranë.

Gjatë vizitës kontrolluese, Rama u shpreh se e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel brenda arsyes. Sipas kreut të qeverisë, marzhi i fitimit në këto momente duhet të jetë superminimal.

“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here