Rritja e çmimeve vijon edhe në prill, kryesojnë ushqimet

0
62

Rritja e çmimeve ka vijuar edhe në muajin prill. INSTAT raporton se krahësuar me muajin mars, në prill ka pasur një ndryshim të vogël (0.7%), por trendi rritës vijon.

Ndërsa krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndryshimi është i konsiderueshëm (6,2 %).

Rritja e çmimeve vijon edhe në prill, kryesojnë ushqimet

Rritjen më të lartë në muajin prill e kanë shënuar “ushqimet dhe pijet joalkoolike” me 3,56%,  pasuar nga “transporti” me 1,23%.

Ndërsa grupet e tjera si qeraja, faturat e energjisë dhe ujit, mobilje, argëtim, mallra dhe shërbime të tjera, kanë pësuar një ndryshim të ulët.

Shkruaj nje koment