RRITJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE/ NASTO: 70% TË BIZNESEVE DO TË FALIMENTOJNË, PROTESTA DERI NË GREVË URIE

0
189

Teksa vendi po përgatitet për rritje të çmimit të energjisë elektrike, Bordi Drejtues i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë ka paralajmëruar se së shpejti do të marrë vendim për zhvillimin e protestave dhe grevës në gjithë vendin, në kundërshtim të këtij vendimi.

Kryetari i kësaj shoqate, Albert Nasto, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN TV, u shpreh se nëse ndodh katërfishimi i shtrenjtimit të energjisë, të paktën 70% të bizneseve në vend do të falimentojnë.

Përsa më sipër, Nasto thotë se Shoqata po përgatitet për protesta gjithëpërfshirëse kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here